Pas thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar, presidenti maqedonas bën hapin e parë për të bashkuar pozitën dhe opozitën. Sot Branko Cervenkovski ka apeluar ndaj Partisë Demokratike shqiptare dhe LSDM-së, të heqin dorë nga bojkoti dhe të rikthehen në parlament, në këmbim të kësaj oferte politike, presidenti maqedonas premton amnisti për nënkryetarin e LSDM-së Zoran Zaev dhe mos dekretim të ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, i cili u miratua nga kuvendi pak ditë më parë.

Vetë Partia Demokratike Shqiptare e kundërshtoi këtë ligj, pasi sipas saj përbën shkelje të marrëveshjes së Ohrit dhe jo përmbushje të saj. PDSH kërkon që gjuha shqipe të përdoret me ligj në të gjithë territorin maqedonas si gjuhë zyrtare.

Ndërkaq europarlamentari Hanes Svoboda, ka deklaruar hapur se realizimi i të drejtave të shqiptarëve dhe çështja e emrit janë kusht për integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Ai nënvizoi faktin se Maqedonia duhet të përmbushë patjetër marrëveshjen e Ohrit dhe të vendosë prioritete të qarta në strategjinë e ardhshme evropiane./tvklan.al

Gazetare: Justina Ukaliaj