Lajme Arkiva 2003

Presidenti i republikës Alfred Moisiu i bën apel kryeministrit Fatos Nano për të zgjidhur çështjen e vendit vakant Ministrit të Punëve të Jashtme në kabinetin qeverisës.

Në njoftimin e zyrës së shtypit të presidencës thuhet se në përgjigje të shqetësimit politik dhe publik lidhur me çështjet institucionale të plotësimit të vendit vakant të Ministrit të Punëve të Jashtme në kabinetin qeverisës, si dhe në mbështetje dhe zbatim të kushtetutës.

Presidenti i republikës është në pritje që kryeministri të ndërmarr hapa të nevojshëm procedurale për zgjidhjen sa më parë të këtij problemi.

Një hap i tillë ndërmerret nga kreu i shtetit menjëherë pas dështimit për balancimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si dhe të moskurorëzimit të konsensusit mes partive politike për aktin normativ të policisë së shtetit.

Pas dorëheqjes së Ilir Metës pak muaj më parë, kryeministri Nano dështoi në emërimin e Marko Bellos në postin e Ministrit të Jashtëm dhe zëra në selinë rozë thanë se përpjekjen e radhës, shefi i qeverisë do ta bënte pas zgjedhjeve vendore./tvklan.al