Lajme Arkiva 2003

Falje dënimi për gati 100 të burgosur, kjo është kërkesa e mbërritur në zyrën e presidentit Moisiu dhe që pret firmën e tij për një kategori të caktuar.

Dekretimi do të ndodhë në prag festash dhe numri i saktë atëherë do të konstatohet. Procedura këtë herë ka nisur nga pushteti lokal i qyteteve të ndryshme.

Lista e tyre përbëhet nga 74 emra që presidenca ia ka dërguar për verifikimi me dosjet përkatëse drejtorisë së burgjeve.

Në 74 emra të propozuar për falje dënimi nuk ka patur gra, ndaj Ministri i Drejtësisë pritet ti paraqesë ditën e hënë në presidencë 10 emra grash për falje dënimi, po kështu është parë e udhës edhe dërgimi mbi 20 emra të moshuarish 70 vjeçar me probleme shëndetësore.

Sipas shefit të sektorit juridik në drejtorinë e burgjeve për gjithsecilin janë patur parasysh marrëdhëniet, sjelljet dhe veprat penale të kryera.

Kjo është falja e tretë që presidenti Moisiu ndërmerr gjatë mandatit të tij, dekretimi, pritet të ndodhë për festat e fundivitit dhe numri mund të mos jetë aq sa është propozuar, gjithçka varet nga presidenti, por një pjesë e mirë e të propozuarve do të kenë mundësi që ndërrimin e viteve ta shijojnë jashtë qelisë./tvklan.al