Presidenti i Republikës i përshëndeti ambasadorët shqiptar në një pritje të organizuar në Pallatin e Brigadave duke u kërkuar që të promovojnë imazhin e Shqipërisë në botë dhe që të kthehen në promotorë të investimeve të huaja në vend.

Bamir Topi: “Ministria e Punëve të Jashtme dhe misionet tona diplomatike jashtë duhet të ndërtojnë vizione dhe strategji afatmesme dhe afatgjata jo vetëm për të përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e vendit tonë, por sidomos për t’i siguruar atij pozicionin që meriton në rajon, në Europë, në botë, në NATO, në Bashkimin Europian. Investimi që taksapaguesit shqiptar bëjnë për hapjen, mbajtjen dhe përfaqësitë tona diplomatike dhe shërbimit tonë me jashtë duhet të përkthehet me prurje të investimeve të huaja për ekonominë shqiptare.”

Presidenti Topi kërkoi gjithashtu nga diplomatët shqiptarë që të mbështesin emigrantët në vendet e huaja dhe të ndërtojnë qendra kulturore me qëllim promovimin e verave dhe traditës shqiptare. Në këtë pritje ishin të pranishëm edhe përfaqësues trupit diplomatik të huaj të akredituar në Tiranë./tvklan.al