Më 22 Korrik 2013, Kate Middleton mirëpriti fëmijën e saj të parë me Princin William .

Me rastin e ditëlindjes së Princit George , një foto bardh e zi e George u postua në rrjetet sociale  të Kate dhe William.

“Duke uruar princin George sot për ditëlindjen e 11-të ”, thuhet në postimin në profilin e çiftit mbretëror në Instagram.

Fotoja e fundit pason një foto familjare të George, vëllezërve e motrave dhe babait të tij muajin e kaluar  ku festoi  42-vjetorin e lindjes Princi William.

Princi dhe Princesha e Wellsit e kanë bërë traditë publikimin e fotove në raste të rëndësishme familjare. Si kjo, shumë nga fotot janë realizuar nga princesha, e cila e ka pasion fotografinë.

George është argëtuar shumë gjatë javëve të fundit. Ai ndoqi  Anglinë në finalen e Euro 2024 së bashku me babain e tij në Berlin, Gjermani, fundjavën e kaluar ndërsa ai dhe motra e tij nëntë-vjeçare, Princesha Charlotte së bashku me Williamin morën pjesë  në një koncert të Taylor Swift në stadiumin Wembley.

Klan News