Princi Uilliam ka qënë i mërzitur dhe i zemëruar për thashethemet e shumta që qarkullonin në internet për bashkëshorten e tij, përpara se kjo e fundit të zbulonte se ishte diagnostikuar me sëmundjen e kancerit. Thashethemet për vendndodhjen e Middleton filluan të shfaqen në fillim të këtij viti kur ajo shmangu të gjitha daljet publike pas një ndërhyrjeje kirurgjikale që iu nënshtrua në janar.

Disa përdorues të mediave sociale pretenduan se 42 vjeçarja iu nënshtrua një operacioni më serioz nga ai që pretendonte Pallati Mbretëror. Të tjerë spekuluan se Princi William kishte probleme martesore me bashkëshorten e tij , duke pretenduar se ai kishte pasur një lidhje të fshehtë me Rose Hanbury.

Megjithatë, Middleton u dha fund të gjitha spekulimeve të saj kur njoftoi se ishte diagnostikuar me sëmundjen e kancerit. Ajo është tërhequr nga të gjitha angazhimet publike për të fokusuar tek trajtimi i sëmundjes.

Klan News