Uilliam është takuar me skuadrën e futbollit të Anglisë përpara turneut Euro 2024. Princi i Uellsit, i cili është presidenti i Federatës së Anglisë u uroi fat 26 lojtarëve dhe gjithashtu u dhuroi fanella.

Menaxheri Gareth Southgate e mirëpriti princin ndërsa ekipi përgatitej të udhëtojë në Gjermani për  evenimentin e rëndësishëm të futbollit.

Gjatë takimit me futbollistët, William pati gjithashtu mundësinë për t’u dhënë lojtarëve edhe një këshillë.

Këshilla më e mirë që mora ishte të konsumonit dyfishin e sasisë që do të konsumonit normalisht”, ju drejtua ai futbollistëve.

Megjithatë, kur u pyet për sugjerimin e Louis për të ngrënë dy herë më shumë ushqim për t’u përgatitur për turneun, kapiteni i Anglisë, Harry Kane, me shaka tha: “Unë nuk mendoj se dietologu ynë do të jetë i kënaqur me këtë këshillë”.

Skuadra do të përballet me Serbinë në ndeshjen e parë të dielën, e ndjekur nga Danimarka dhe Sllovenia javën e ardhshme.

Klan News