Sokol Dervishaj: “Nuk është i vlefshëm. Kush është kundra abstenon. Nuk është i vlefshëm votimi”.

Në fakt nëse do t’i referohemi rregullores së funksionimit të këshillit të bashkisë së Tiranës, e nxjerrë në bazë të ligjit 8652, datë 31/07/2000 për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore në nenin 19 të rregullores përcaktohet qartë se votat numërohen nga sekretaria e këshillit dhe rezultatet i jepen kryetarit të këshillit për t’u deklaruar.

Bazuar në këtë pikë numërimi publik që Rama i bëri votave pro buxhetit rezulton të jetë jashtë kompetencave të tij.

Gjithashtu në nenin 36 të ligjit 8652 për kompetencat e kryetarit të këshillit bashkiak ose komunal pika dy saktëson se kryetari i këshillit nënshkruan aktet që nxjerr këshilli nëpërmjet votimeve të rregullta.

Në rastin e debateve të mbrëmshme për buxhetin e vitit 2009 nuk ka deri tani asnjë akt të nënshkruar nga kryetari i këtij këshilli, Sokol Dervishaj, por që akte të tilla të marrin fuqi të plotë ato duhet të siglohen nga prefekti i Tiranës, që në një farë mënyrë nga rolin e presidentit që dekreton ligjet që miratohen në parlament./tvklan.al