Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

Shteti ka vendosur më në fund t’i transferojë pronat e tij në duart e organeve të pushtetit lokal. Komunat dhe bashkitë do të marrin administrimin e ujësjellsave, kanalizimeve të ujrave të zeza, sistemin e transportit publik, rrugët, portet dhe aeroportet. Procesi i transferimit të pronave parashikohet të zgjasë në një periudhë prej rreth tre vjetësh.

Ndërkohë gjatë këtyre 18 muajve, qeveria do të rregjistrojë të gjitha pasuritë e paluajtshme. Projektligji për transferimin e pronave në duart e njësive të qeverisjes vendore pritet të miratohet gjatë javës së ardhshme në parlament./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame