Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Takimi i parë i kryeprokurorit të antimafies italiane Pier Luigi Vinja ka qenë me kryeministri Fatos Nano. Është diskutuar në paketën e ligjit antimafia për të cilin po bashkëpunon një grup i gjerë juristësh të institucioneve të ndryshme në Shqipëri.

Pas takimit me zotin Nano, numri një i antimafies italiane është shprehur, se ky ligj e afron më shumë Shqipërinë me BE dhe ve veçanërisht me Italinë, me autoritet e së cilës ka tashmë një numër çështjesh të përbashkëta.

Ligji që pritet të miratohet parashikon që hetimet për grupet kriminale që veprojnë në të dyja vendet të kryhet nga autoritet shqiptare në mënyrë të pavarur. Ndërsa në grupet policore që do të kryejnë operacionet e arrestimit, të marrë pjesë edhe një funksionar italian. I njëjti ligj bën fjalë edhe për sekuestrimin e pronave dhe pasurive që kanë ardhur nga para të drogës apo veprimtaritë tjera kriminale, si dhe shfrytëzimin e tyre nga shteti./tvklan.al