Disa muaj më parë, Cindy Marina dhe Genar Topalli ndanë një lajm shumë të bukur: fejesën. Me një propozim në Portofino, ata vulosën një kapitull të rëndësishëm të historisë së tyre të dashurisë. Pas videos së postuar në rrjetet sociale, qëndronin shumë  emocione, një dëshirë e madhe e Cindy-t për të marrë propozimin dhe habia e madhe e saj kur erdhi krejt papritur.

Të gjitha këto detaje, modelja bukuroshe i ndan në programin “Rudina” në Tv Klan duke treguar edhe si ia doli Genari që ajo mos të ‘nuhaste’ asgjë.

Cindy Marina: Nuk e prisja dhe ishte një moment krejt surprizë sepse më dilnin shpesh videot e propozimeve të vajzave dhe më thoshin më duket po ndodh sot, më duket po ndodh nesër. Unë s’e kisha idenë fare.  Ishte vërtet një moment shumë i bukur sepse ishim veç ne të dy, mua më pëlqejnë këto momentet private, sidomos kur janë momente të mëdha si këto, u surprizova, u lumturova sepse ndihem shumë e lumtur me Genarin, tani është një fazë tjetër.

Rudina Magjistari: Është një deklaratë dashurie përgjithmonë në njëfarë mënyre propozimi kur vjen. Por më thuaj pak, si u xhirua propozimi, si e realizoi nga ana teknike Genari të gjithën këtë?

Cindy Marina: Ai e di që mua më pëlqen të bëj foto kështu që s’ishte shumë e vështirë që të më çonte deri aty, më tha që do të bëjmë disa foto, vishu bukur,i thashë okej, nuk ishte ndonjë gjë shumë e çuditshme për mua. Ishte një person që na bënte foto  e video. Veç kur  filloi të fliste dhe filloi momenti i propozimit. Unë s’e besoja.

Veç dashurisë që po jeton me Genarin, Cindy është shumë e lumtur edhe përkrah familjes së tij. Ajo shprehet plot mirënjohje për mirëpritjen që i kanë bërë në gjirin e tyre dhe thotë se i është dikur se ka lënë familjen e saj duke gjetur një tjetër.

Cindy Marina: Kam marrëdhënie shumë të mira edhe me Jozefinën, edhe me motrën e Genarit gjithashtu, me Megin. Ndihem shumë mirë sepse marrëdhënia që ke me familjen e partnerit është një marrëdhënie shumë e rëndësishme.  Më kanë mirëpritur në mënyrën më të mirë,  më kanë bërë të ndihem mirë në çdo moment.  Ju e dini që unë jam lindur e rritur në Shtetet e Bashkuara dhe kam ardhur në Shqipëri pa familje, vetëm kështu që më është dukur sikur kam ikur nga një familje dhe kam ardhur në një tjetër./tvklan.al