Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Protesta e Lëvizjes Mjaft kundër vrasjeve në kufirin me Greqinë është shtrirë edhe në qytetin verilindor të Peshkopisë. Rreth një mijë të rinj me pankarta dhe flamuj në duar kanë kërkuar që institucionet shtetërore dhe krerët më të lartë të shtetit të mbrojnë qytetarët dhe të kërkojnë ndëshkimin e fajtorëve.

Organizatat rinore janë mbledhur në qendër të qytetit, të revoltuar nga heshtja e shtetit shqiptar kundër këtyre ngjarjeve të shëmtuara që ndodhin në kufirin me BE. Ashtu si bashkëmoshatarët e tyre kryeqytetas edhe të rinjtë e Peshkopisë janë ngritur në mbështetje të iniciativës të iniciativës të ndërmarrë nga Lëvizja Mjaft, cila vjen pikërisht një muaj pas vrasjes së Vullnet Bytyçit, nga policia greke.

Protestave të djeshme të zhvilluara në kryeqytet përpara Presidencës, Kryeministrisë dhe selisë së BE, u është bashkuar edhe Princi Leka./tvklan.al

Gazetar – Fatos Hakorja