Dita e 1 majit është pritur me protesta dhe në kryeqytetin e Kosovës Prishtinë. Shumë protestues të mbështetur nga Bashkimi i Sindikatave Kosovare, kanë kërkuar përmirësim të gjendjes së punëtorëve, garantimi me ligj i të drejtave të punëtorëve, zbatimi i kontratës kolektive ishin 2 prej kërkesave më të rëndësishme të protestuesve.

Sipas përfaqësuesve të Bashkimit të Sindikatave në Kosovë, ka shkelje sistematike të të drejtave të punëtorëve veçanërisht në ekonomitë informale ku dita e punës zgjat deri në 12 orë. Pa pagesa për punën jashtë orarit dhe pa sigurime. Duke parë këtë gjendje të vështirë, ata kanë kërkuar përveç të tjerave dialog të mirëfilltë social, sigurimin e pensionit dhe atij të invalidit, pagesë të 20% e detyrime të tjera për punonjësit e ndërmarrjeve të privatizuara dhe kthimin e fondit të privatizimit në Kosovë./tvklan.al