Deva është vajza e madhe e një prej çifteve më të përfolur të kinemasë botërore, italianes sharmante Monica Belluçi dhe francezit Vincent Cassel.

Larg vëmendjes së mediave, e mbrojtur nga të dy prindërit që tashmë janë divorcuar, 14 vjecarja nuk ka mundur ta fsheh dot gjatë atë që ka trashëguar nga e ëma.

Ajo është përzgjedhur si imazh nga shtëpia e njohur e modës “Dolce & Gabbana” për fushatën e prezantimit të parfumit të ri.

Me flokë të gjatë e të zinj, buzë të plota dhe sy që të çojnë menjëherë te Monica Belluci, Deva duket se ka lindur  për të qenë nën dritën e reflektorëve.

Video e cila po bën xhiron e botës është regjistruar nga turistët në bregdetin e Amalfit, vendi që është zgjedhur për xhirimet e spotit që do të publikohet në prill të vitit 2020. Deri atëherë adhuruesit duhet te mjaftohen me fotot dhe imazhet që Deva ka në rrjetet sociale.

Tv Klan