Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Pas sherresh dhe debatesh të forta dhe Komiteti Drejtues i PS në Vlorë, ka arritur të votojë tre emra që do të propozohen për kryesinë në qendër, si kandidat të mundshëm për kryetar bashkie. Mbledhja e ndërprerë tre ditë më parë pas largimit demonstrativ të deleguarit Limoz Dizdari, ka vijuar sot me votimin e anëtarëve të komitetit.

Me gjithë rivalitetet e forta, prefekti socialist Shpëtim Gjika dhe kryetari i PS Theodhori Shia, janë votuar nga komiteti me një diferencë prej dy votash në favor të Gjikës. Tashmë do të vendos kryesia e PS, se kush do të përfaqësojë partinë, si konkurrent për kryetar bashkie në Vlorë, në zgjedhjet e Tetorit. Kandidatura e tretë është ajo e ish-deputetes Luiza Hoxha.

Votimi i sotëm ka përjashtuar kryebashkiakun socialist të Vlorës, i cili nuk ka marr konsensusin e kryesisë për rikandidim./tvklan.al