Lajme Arkiva – TV Klan 2003

“Bazuar tek procesverbalet që kanë ardhur nga të gjitha komisionet e këshillave zonal të qendrave të votimit, natyrisht që kemi shifra të sakta, që në fund të fundit pas rezultatit përfundimtar që do të nxjerri KQZ, mund të luajnë shumë pak. Bashkia e Durrësit është fituar, tashmë dihet nëpërmjet mediave, nga përfaqësuesi ynë, zoti Lefter Koka, me një diferencë të ndjeshme nga kandidati më i afërt kundërshtar i PD Avni Hoxha. Unë doja të thoja, që e veçanta e këtyre zgjedhjeve krahasuar me zgjedhjet e tjera vendore është, sepse dhe Partia Socialiste si forcë politike ka një rritje të ndjeshme veçanërisht në bashkitë kryesore, si në bashkinë e Durrësit, në Shijak, ku ne për herë të parë gjatë gjithë kësaj periudhe tranziconi, ne kemi dalë forcë e parë, po ashtu në Sukth, po ashtu në Manzë. Përfundimisht desha të thoja që ne kemi marrë katër bashki, dy komuna, në një komuna ka kontestime dhe është në duart e KQZ, të gjithë po merren me shqyrtimin e rezultateve, ndërsa në tre komuna të tjera ka fituar Partia Demokratike”./tvklan.al