Partia Socialiste ka mbledhur grupin e saj parlamentar një javë para nisjes së sesionit të ri parlamentar. Socialistët janë mbledhur në një resort të njohur në qytetin e Elbasanit.

Mësohet se i pranishëm në takim është Kryeministri Edi Rama si dhe përfaqësuesit e tjerë të lartë të PS. Takimi vjen në nisje të një sezoni të nxehtë politik.

Në përfundim të sesionit të kaluar kuvendor, mazhoranca kaloi ndryshimet kushtetuese shumë të debatuara mes palëve politike. Ndërkohë që vitin e ardhshëm do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare./tvklan.al