Pasi kanë kaluar 22 vite nga vdekja e reperit Tupac, familja e tij ka bërë të ditur se në datën 24 Nëntor do të publikojnë 2 ose 3 albume me këngë të pa dëgjuara më parë.

Në faqen zyrtare të Tupac, që menaxhohet nga familja, u publikua një foto ku shkruhej viti 1998, pa dhënë asnjë detaj tjetër.

Megjithatë ishte motra e tij ajo që lajmëroi se do të sjellin projekte muzikore të panjohura për fansat e reperit. Gjithashtu bëri të ditur se një pjesë e parave që do të fitohen do të shkojnë për bamirësi.

Lajmi ka emocionuar jo pak fansa, të cilët kanë nisur hamendësimet se çfarë mund të përmbajnë albumet. Disa prej tyre kanë hedhur idenë se njëri nga projektet muzikore do të përmbajë hitet më të famshme të Tupac.

Edhe pse kanë kaluar vite, ende nuk ka një autor për vrasjen e reperit. Ndërsa shpesherë në media është përfolur se ai është gjallë dhe ka inskenuar vetë vdekjen e tij.

Klan Plus