Italia vjen si kampione Europe në fuqi. Ndaj Shqipërisë nuk parashikohet një shëtitje dhe për këtë është i vetëdijshëm sulmuesi Gianluca Scamacca, i cili e quan të frikshme ekipin e Sylvinho.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë sepse skuadrat që kanë mbërritur deri këtu e meritojnë që të jenë në këtë turne. Ne duhet të përqendrohemi te vetja dhe të japim maksimumin në fushë. Shqipëria është e frikshme. Ky është një moment i rëndësishëm për ne. Uroj që ta nisim mbarë duke fituar”.

Gianluca Scamacca tregon se në ekip është dëshira që të mbeten në histori ashtu si në Euro 2020 dhe Kupën e Botës 2006.

Por në Dortmund pritet që atmosfera të ketë më shumë ngjyra kuqezi.

Mbi 50 mijë shqiptarë do të jenë të pranishëm sipas ESPN.

Rrjeti sportiv amerikan shkruan se janë të shumtë ata të cilët jetojnë në vendin mikpritës të turneut dhe kanë blerë bileta për ndeshjen.

Tv Klan