#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

Të ftuar:

Gent Lasku: Moderator

Fatjon Kodra: Drejtor i marrëdhënieve me publikun në Federatën Shqiptare të Futbollit – Live nga Gjermania

Hysen Zmijani: Ish Futbollist

Endrit Sauku: Gazetar

Mish qingji i pjekur në furrë

1.5 kg mish qingji
Kripë + piper të zi
1 degë shërbel
1 degë rozmarinë
1 degë çaji alpin i rigonit të kuq
500 ml hirrë ose qumësht

Vendosim mishin në tepsi e marinojmë atë me vaj ulliri +pak krip dhe piper. Shtojmë në tavë erzat, sherebel, rozmarinë
çajnë e rigonit të kuq, shtojmë në të hirrë ose qumësht edhe uji nëse dëshironi. E mbulojmë mishin me leter alumini duke e vendosur në furrë në temperaturen 180 gradë për një ore e gjysëm ose dy orë.

Supë krem karrotë, patate dhe mish pule

400 gr krahë pule ose mish pule
Gjalp + vaj ulliri
1 qepë mesatare
4 karrota
2 patate
1.5 lugë gjelle miell misri
Kripë + piper të zi
3 thelpinj hudhra
1.2 – 1.5 litra lëng pule
2 të verdha veze
1 gotë kos
2 lugë gjelle lëng limoni

Fillimisht në një tenxhere me 1.5 litër ujë vendosim mishin e pulës + disa kokrra piper të zi + dy gjethe dafine dhe lëmë mishin të ziej për 30 minuta, më pas kullojmë lëngun dhe lem menjeanë mishin të ftohët. Ndërkohë në një tenxhere shkrim pak gjalp+ vaj dhe e kaurdisin me qep të prerë në copëza për 3 minuta.

Shtojmë karrotat dhe patatet të prera në kubik, i përziejmë më pas, shtojmë lëngun e pulës + pak kripë i lëm perimet të ziejnë për 20 minuta. Në fund shtojmë dhe udhrat ose hudhra pluhur. Ndërkohë që ziejnë perimet pastrojmë mishin nga lëkura dhe kockat dhe presim në copëza të vockëla. Kalojmë perimet në blender dhe kthejmë supen në krem, shtojmë copëzat e mishit. Përziejmë kosin me miellin dhe shtojmë në supë. Sipas dëshirës në fund mund të shtoni pak gjalp dhe piper.

Kampionati Europian i Futbollit, çdo ndeshje live në televizionin Klan

Super sfidat e Shqipërisë në Euro 2024!