Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Punëtorët e fabrikës së tullave në Vorë, kanë zgjedhur sërish protestat për të kërkuar të drejtat e tyre. Nuk kanë kaluar më shumë se tre javë nga greva e urisë dhe përsëri punëtorët janë të zhgënjyer në plotësimin e kërkesave.

Paga e munguar e disa muajve, libreza e punës, si edhe sigurimet shoqërore, ata i kërkojnë nga pronari i fabrikës së tullave, i cili nuk arriti t’i realizonte këto pika për të gjithë punonjësit. Kërcënimi i punëtorëve të fabrikës së tullave është përsëri greva e urisë.

Punëtori i fabrikës:- “Kërkojmë nga shteti me këmbëngulje të na i zgjidhë këtë problem, sepse po diskutojmë vetëm bukën e fëmijëve tanë dhe asnjë gjë tjetër. Nëse s’do arrihet kjo, ne do të përfundojmë prapë në ngujim, në grevë urie”.

Punëtori i fabrikës:- “Deri sa ai nuk është në gjendje të hapi fabrikën, unë kërkojë asistencë nga shteti, sipas të gjitha ligjeve të shtetit shqiptar. Është kodi i punës që e ka miratuar parlamenti shqiptar, përse nuk duhet zbatuar ky kod pune, për një Tefik Hyka, një super mashtrues, që po merr gjithë popullin e Vorës më qafë? Prandaj ne kemi rinisur protestat dhe do të hyjmë deri në ngujim”.

Sipas punëtorëve, protesta qoftë edhe ato më ekstreme janë e vetmja shpresë për zgjidhjen e kërkesave të tyre, pasi asnjë lloj konsensusi i arritur më parë nuk realizojë asnjë të drejtë të tyre./tvklan.al