Nëse deri të mërkurën në mesditë qeveria nuk do të plotësojë kërkesat e tyre, grevistët e tragjedisë së Gërdecit do të vendosen pranë kryeministrisë. Ata do të ngrenë aty çadra për të vijuar grevën e nisur rreth 2 javë më parë.

Andi Belliu: “Meqë këtu jemi 12 kilometra larg nga Tirana, kryeministri nuk denjoi deri tani të na kthejë asnjë përgjigje. Prandaj do ti shkojmë në afër kryeministrisë.”

Në marrjen e këtij vendimi grevistët janë mbështetur edhe nga lëvizja “Mjaft”. Drejtues të kësaj lëvizjeje kanë kërkuar  edhe solidarizimin e qytetarëve të Tiranës me këtë grevë.

Elisa Spiropali: “Lëvizja “Mjaft” do i mbështesë deri në fund , do rrimë së bashku aty me ata. U hoq imuniteti i Mediut dhe ishte e gjitha, u duk si një farsë.”

Grevistët e Gërdecit kanë hyrë tashmë në ditën e 12 të grevës./tvklan.al

Gazetare: Manjola Bregasi