Pas më shumë se dy muaj proteste, punëtorët e kantierit detarë të Durrësit e kanë humbur durimin dhe kanë nxjerrë me dhunë nga zyra e tij, drejtorin Shqiptarë të kantierit Sokol Plani. Presioni i punëtorëve ka qënë i fortë, aq sa kanë detyruar forcat e policisë të ndërhyjnë për të shmangur sjelljet e dhunshme në zyrat dhe ambjentet e firmës Kurum në kantier.

”Sindikata e pavarur e kantierit detar sot vendosi që asnjë drejtues i ndërmarrjes të mos hy në kantier deri sa të nënshkruhet akt marveshja midis sindikatës së pavarur të kantierit detarë, Misistrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Punës. Ne sot vendosëm që të bllokohen dyert e kantierit detarë deri në momentin e nënshkrimitn të akt marveshjes”.

Protesta e punëtorëve ka filluar që në muajin Shkurt dhe ata kërkojnë pagesën e siguracioneve shëndetësore për 7 vitet e fundit të punës së tyre. Kjo pagesë është marrë përsipër nga firma Kurum në momentin që kantieri detarë kalojë në administrimin e saj, por deri tani nuk është kryer. Puntorët kanë kërkuar takim me Ministrin e Ekonomisë dhe atë të transportit për të ndërhyrë për kërkesate tyre./tvklan.al