Politika pro të varfërve dhe pro gruas nuk janë trajtuar thellësisht në strategjinë e qeverisë për rritjen ekonomike. Nuk dimë se sa të varfër jemi. Strategjitë e hartuara nuk shkojnë në pushtetin lokal të çdo rrethi, shprehen drejtues të tyre në takimin e shoqërisë civile. Ajo që hartoi qeveria një vit më parë ish-strategjia gjithpërfshirse që nuk prekte shumë shtresat në nevojë. Një raport i zhvillimit njerzor për vitin dy mijë e katër pritet të dalë nga PNUD në muajin shtator ku do të përfshihen të dhënat mbi varfërinë dhe ato të barazisë gjinore. Shqipëria deri në vitin dy mijë e pesëmbëdhjetë duhet të raportojë objektivat mbi varfërinë, përgjysmimin e atyre që jetojnë nën minimumin jetik si dhe do të raportojë për rritjen e numrit të grave në parlament e shëndetin e gruas dhe fëmijës. /tvklan.al