Lajme Arkiva 2003

Realizimi për një aleancë ndërmjet Partisë Demokrate të Re dhe Partisë Socialiste tashmë nuk mbetet vetëm një thashetheme gazetash, por kjo po diskutohet në grupin parlamentar të PDR-së.

 Njëri prej deputetëve i cili votoi pro qeverisë  Qazim Tepshi nuk mohon se do të jetë një bashkëpunim t ri me socialistët.

Qazim Tepshi: Çdo gjë është e mundur nuk ka asgjë absolute. Vetëm Zoti është absolut, të tjerat janë të gjitha relative dhe aleancat lëvizin.

Gazetarja: Pra ju pranoni të keni një aleancë me Partinë Socialiste?

Qazim Tepshi: Unë pranoj aleancë me çdo lloj partie.

Por mbetet i çuditshëm fakti që PDR po tenton të përgatisë një mocion mosbesimi, ndërkohë që nga ana tjetër po flitet për aleanca të reja.

Qazim Tepshi: Është përrall kjo që të kërkojë një parti me 5 veta të kërkoj mocion. Duhet të kërkoj Berisha, në qoftë se e kërkon Berisha dhe e bën votën, kjo qeveri rrëzohet dhe bëhet një qeveri tjetër, shumë normale.

Qëndrimi i Tepshit në këtë parti duket se nuk do të jetë i gjatë  për të cilën ai e pranon këtë gjë.

Gazetarja: A keni ndërmend të shkëputeni nga Partia Demokrate e Re?

Qazim Tepshi: Unë nuk kam ndërmend të shkëputem nga asnjë parti dhe të bashkohem me asnjë parti. Në qoftë se situata do ta kërkoj një gjë të tillë unë  do të bëj lëvizjen time në kohën e duhur, në qoftë se do të duhet, unë nuk shikoj që do të duhet. Duhet që çdo deputet të lëvizë me mend në kokë e jo të shkojë si ushtar në rresht se çfarë thotë një kryetar apo një kryetar tjetër./tvklan.al