Teksa ndodhemi në puntatën e dytë të spektaklit “Love Story” në TV Klan, Saimiri ka filluar të njohë pak nga pak vajzat konkurrente.

Ka qenë sërish Suela, bukuroshja e cila ka tërhequr vëmendjen e tij, teksa 33-vjeçari e ftoi në një bisedë private, gjatë takimit të mëngjesit në vilën e tij.

Duke bërë një shëtitje dorë për dore, Suela e ka ngacmuar sërish princin e Love Story për trupin, teksa i thotë me shaka se kësaj here është zbuluar shumë.

“Po hë ta mbërthejmë njëçik…kam hall se ftohesh se je zbërthyer shumë sot”, i thotë ajo duke qeshur.

Më tej Saimiri e komplimenton për veshjen, duke i thënë se duket shumë mirë me rroba sportive.

“Qenke bërë shumë e mirë sot. Më pëlqen shumë pamja sportive”, shprehet ‘princi’ i Love Story.

Ndërkohë, Suela e pyet se përse zgjodhi që trëndafilin e parë t’ia jepte asaj.

“Doja ta filloja mbarë, shpresoj mos të të zhgënjej. Unë kam ardhur këtu për t’u njohur të gjithave, do përpiqem të jap maksimumin  edhe për të gjitha që mos të ndihet asnjëra keq, ose e lënë pas dore”, i përgjigjet Saimiri.

Suela: Me kë mendon ti se do të shkosh më shumë?

Saimiri: Edhe sikur ta dija, nuk do të ta thoja.

Në fund të këtij takimi të shkurtër, Suela e puth në faqe, teksa i japin edhe një përqafim njëri-tjetrit./tvklan.al