Qeveria ka vendosur të rifusë në përdorim letrat me vlerë të emetuara në vitin 1995, por si fillim jo për të gjitha kategoritë.

Të drejtën e përdorimit të tyre do ta kenë vetëm ish-pronarët për të patur mundësi të parablejnë me letra me vlerë objektet e ngritura në pronat e tyre, të cilat janë në proces privatizimi.

Sali Berisha: “Ekspertët e Ministrisë së Ekonomisë dhe të Financave do të bëjnë modelimin, ekuivalentimin e tyre. Në këtë kontekst krijohet një lehtësi e madhe për pronarin për të parablerë objektin e nxjerrë në privatizim. Kjo masë duhet të merret me shpejtësi. Këtë ligj në favor të pronarëve e anuluan qeveritë e mëparshme. Ne kemi amenduar dhe rikthyer”.

Kryeministri ka garantuar se futja e letrave me vlerë nuk do të ketë efekte negative në funksionimin e ekonomisë./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka