Juela Meçani: “Fushata elektorale e qytetarëve me origjinë shqiptare në Maqedoni u karakterizua nga disa incidente dhe tensione të panevojshme dhe të papranueshme për një proces zgjedhor. Kryeministri i Shqipërisë, profesor doktor Sali Berisha u bën thirrje të gjithë qytetarëve me origjinë shqiptare të Maqedonisë që ta shndërrojnë ditën e zgjedhjeve në një festë të vërtetë të demokracisë. U bën thirrje atyre që të shmangin çdo lloj incidenti që të marrin pjesë në votime dhe të votojnë për kandidatët që ata pëlqejnë më shumë. Ky është interesi më i mirë i tyre, interesi më i mirë për vendin e tyre dhe për mbarë shqiptarët në rajon.”/tvklan.al