Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Blendi Klosi:- “Me vendimin e Komitetit të Politikave Ekonomike, kryeministri ngriti një grup pune, i cili do të drejtohet nga zv/kryeministri, në përbërjen e të cilit do të ketë disa ministra dhe përfaqësues teknik të shumë dikastereve, i cili do të ndjekë në mënyrë permanente të përditshme ecurinë e investimeve, pasi po kalojnë në sezonin, i cili është sezoni i investimeve, kështu quhet nga investitorët, pra pasi janë bërë procesi i tenderimit, tani është periudha kur kryen punimet reale në investimet publike dhe ky grup pune do të monitorojë në mënyrë të përditshme dhe do të raportojë në mbledhje të Komitetit të Politikave Ekonomike maksimalisht një herë në tre javë, se si këto investime po ecin”./tvklan.al