Numri i bizneseve të regjistruara pranë sporteleve të QKR-së në gjithë vendin gjatë këtij viti arrin në rreth 18 mijë. Drejtori i zyrës kombëtare të regjistrimit zoti Tom Kola, i cilëson shifrat si arritje mjaft pozitive.

Tom Kola: “Kjo shifër që e tejkalon me 4 mijë biznese, shifrat e dy viteve respektivisht 2006 dhe 2007. Por kjo tregon epërsinë e sistemit, punë që është bërë këtu dhe nga ana tjetër tregon dhe përfitimin nga rasti që iu dha biznesit për tu plotësuar nevojat që më përpara nuk i përmbushte siç duhej duke qenë se kishte zvarritje në gjykatë.”

QKR ka analizuar të gjitha problematikat e shfaqura në raport me biznesin, duke krijuar precedentin i cili shmang përsëritjen e të njëjtit problem.

Tom Kola: “Kemi pasuruar momentet problematike që vinin rast pas rasti për të cilat ne nuk kishim eksperiencë duke qenë se është institucion i ri. Dilte imperative faktikisht që ne të cenimin me precedentin për të pasuruar siç thash ato që ne kemi quajtur procedurë standarde e operacioneve për dy sektorët sportel dhe regjistrim. Është vënë re që problematika që kanë hasur komuniteti i biznesit në pasqyrimin e nevojave tyre në shtet pra … tregtar është ezauruar më së miri.”

Sportelet e regjistrimit janë ngritur pothuajse pranë të gjitha bashkive kryesore të vendit. Duke i ardhur kështu më mirë në ndihmë nevojave të biznesit./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro