Qendrës Spitalore Universitare do t’i shtohen në mjediset e saj edhe 2 shtëpi që do të shërbejnë për riaftësimin e personave me probleme mendore, që kanë vite që qëndrojnë në spitalin psikiatrik. 

Këto dy shtëpi do të ndërtohen dhe menaxhohen nga kooperacioni italian dhe komuniteti i Sant Egidio, të cilët nënshkruan një marrëveshje me Ministren e Shëndetësisë, Anila Godo, me qëllim përmirësimin e përkujdesjes për këta të sëmurë.

Anila Godo: “Them që kemi të bëjmë me një projekt, i cili konsiston në ngritjen e dy ndërtesave në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare, ambiente të cilat janë dhënë komuniteti Sant Egidio me një vendim të këshillit të ministrave të Korrikut të 2008-tës. Është një projekt mbështetur, financuar me 1 milion euro nga të cilat 360 mijë euro do të jenë vetëm për ndërtimin e dy godinave, të cilat do të strehojnë në total 16 të sëmurë mendorë”.

Dy shtëpitë mbështetëse, pritet të përfundojnë brenda 2 vjetëve./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami