Një sport që po praktikohet gjithmonë e më shumë në lumin Shkumbin është ai i rafting.

Jo vetëm banorët vendas por edhe nga ato nga qytetet pranë po e zhvillojnë gjithmonë e më shumë këtë sport plot adrenalinë dhe emocion.

Emocionet dhe eksperinecën e tyre të rafting e tregojnë edhe turistët.

“Është e para herë që unë bëj rafting. Ishte pak e lodhshme dhe e vështirë, por na mësuan si ta përballojmë si profesionistë. E shijova shumë”.

Prej dy vitesh ky sport i aventurës po zhvillohet në Shkumbin, dhe gjithmonë e më shumë të rinjtë e të rejat po afrohen për ta praktikuar pasi rreziku është edhe më i vogël në këtë lum.

“Rrezikshmëria në Shkumbin është zero ndaj edhe praktikohet nga çdo grupmoshë”, thotë drejtori i Agjencisë së Kulturës dhe Turizmit, Artur Guni.

Interesi sipas Drejtorit të Kulturës dhe Turizmit në Elbasan, Artur Guni, po vjen në rritje, ndaj po trajnohen edhe gudiat për t’ju përgjigjur kërkesave.

“Janë të trajnuara nga Federata Shqiptare e Rafting dhe se aktualisht po përgatiten trajnues nga Elbasani për të përballuar fluksin në rritje të kërkesave”, vijoi Guni.

Gjithmonë e më shumë në Shqipëri po bëhen të njohura veç riverës edhe destinacionet të tjera për të gjithë ata që duan turizmin e aventurës.

Tv Klan