Nuk është lumi Kolorado, por Drini.

Turistët e huaj dhe pushuesit vendas po e shndërrojnë në një prej destinacioneve kryesore të sporteve ujore.

Rafting apo kajak, rrjedha e Drinit është magjepsëse.

Turistët po vijnë nga të katër anët e botës, si ky grup nga Peruja, që ka dëgjuar për bukurinë e Drinit nga një miku i tyre vendas. 

“E kam në zemër Shqipërinë. Është kaq e bukur, dhe me nje natyrë të mrekullueshme.”

“Këto janë shokë të mi nga Peruja dhe që në janar e planifikuam që të vizitojmë Shqipërinë.”

Ky grup nga Polonia ka ardhur posaçërit për rafting.

 “Lumi Drin më i bukuri që kam eksploruar”

Guidat turistike tregojnë se gjeografia e turistëve është nga gjitha kontinentet.

“Vijnë nga gjithë Europa, por edhe gjithë Bota.”

Drini i Zi është i përshtatshëm për sportet e ujit në të gjithë gjatësinë e tij prej 75 kilometrash, që nga dalja në kufirin me Maqedoninë e Veriut deri në liqenin e Fierzës.

Lundrimi është mbreslënës, me segmente të qeta e me pjesë të rrembyeshme, me kanione të thella, ujëvara përrenjsh që derdhen mbi Drin, me bimësi të dendur e shpendë të egër.

Turoperatorët thonë se numri i turistëve të huaj po shtohet nga viti në vit, pasi Drini është shtuar tashmë në hartën e destinacioneve turistike për t’u vizituar në Shqipëri.

Tv Klan