Pas kthimit nga Brukseli, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ka ashpërsuar tonet ndaj kryeministrit Berisha. Gjatë një takimi në qytetin e Fushë-Arrëzit në kuadër të turit “Dialog me Shqipërinë”, kreu i opozitës është ndalur tek puna dhe premtimet e pa mbajtura të mazhorancës. Sipas Ramës administrata e ardhur në pushtet pas 3 korrikut e humbi betejën me korrupsionin, prandaj dhe duhet të largohet.

Edi Rama: “Unë e gjykoj Sali Berishën për këtë këtu, urdhëro ku e ke. 3 vjet përpara e mori votën për t’i dhënë fund korrupsionit. Mbas 3 vjetësh është krye fajtori i vullkanit të korrupsionit që shpërtheu duke vrarë njerëz”.

Kryetari socialist ka kërkuar nga banorët e zonës që të mos e shohin politikën si të majtë dhe të djathtë, duke u bërë thirrje që të bashkohen rreth një politike të re pa dallime partiake./tvklan.al