Kongresi i Partisë për të Drejtat e Njeriut u shndërrua në një skenë ku 2 partite e mëdha shpalosen edhe njëhere qëndrimet e pandryshueshme, që ndajnë palët për Reformën në Drejtësi.

Në mungese të kryedemokrarit Basha, Edi Paloka që përshendeti kongresin e partisë së Vangjel Dules, që pasi doli zytarisht nga koalicioni me socialistët duket se është afruar me koalicionin opozitar, akuzoi kryeministrin se nuk i pranon vendet e rezervuar për Reformën në Drejtësi se do të kap sistemin e drejtesisë.

Kryeministri i cili surpizoi me prezencen e tij ne kongresin e ish-aleatit pas disa përplasjeve në parlament, e quan nonsens pretendimin e opozitës se cënohet sovraniteti, duke pranuar që procesi i vetingut për prokurorët dhe gjyqetarët të monitorohet nga ndërkombëtarët. Sipas tij kjo është e vetmja mënyrë për të patur një proces të paanashëm dhe trasparent.

Vangjel Dule edhe pse në rolin e mikpritësit nuk i kurseu dy partitë e medha, kur tha se mungesa e vullnetit për konsensus mban larg gjetjen e dakortësisë.

Shqetësimit të perfaqësueseve të PBDNJ për zvarritjen e zgjidhjes për ccështjen së pronave të minoritetit grek, kryeministri i përgjigjet duke sjellë këtë shembull, që sipas tij, dëshmon se fallsifikimet dhe abuzimet e bëra në 25 vite e kanë bërë shumë të vështrirë procesin e kthimit dhe kompesimit.

Tv Klan