Peshkopia ka qenë ndalesa e radhës së kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama me rrjetin e vullnetarëve të përbërë nga të rinj dhe të reja të këtij qyteti. Në fjalën e tij lideri i opozitës është ndalur në çështjen e analfabetizmit që sipas tij është një prej plagëve më të rënda ë banorëve në zonat e thella.

Edi Rama:Nuk mund të ketë një Shqipëri që shkon në shkollë dhe një Shqipëri që s’di shkrim dhe këndim në shekullin e XXI në mes të Evropës, ku për faqen e zezë të politikës së vjetër dhe të politikanëve është ringjallur dhe po përhapet analfabetizmi.”

Qeveria theksoi Rama duhet ët jetë e qytetarëve dhe jo e politikanëve dhe për këtë sipas tij duhet një politikë e re që do ndajë vendin nga ndasia 18 vjeçare e politikës së vjetër. 

Edi Rama:Një fitore falë mënyrës së vjetër të të marrurit vesh, mes zanatçish të pazarit të vjetër politik juve nuk ju duhet as mua nuk më intereson. Një bashkim kryetarësh por të ndarë poste për politikanët dhe për të lënë pazgjidhur njësoj si 18 vjet me radhë hallet për njerëzit dhe për familjet shqiptare juve nuk ju duhen, po as mua nuk më intereson një qeveri që ndërron qime, por jo zakon juve nuk ju duhet po po as mua nuk më intereson.”

Kryetari socialist u shpreh i bindur në fitoren e zgjedhjeve të 28 qershorit duke theksuar se qeveria e bashkimit të ri do të bëjë për arsimin e fshatin më shuam se ç’kanë bërë qeveritë e 18 viteve të marra së bashku./tvklan.al

Gazetare: Jolldiz Mitro

Montazh Renis Zela