Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Edi Rama: “Ne u shprehëm të kënaqur me rezultatin e arritur, gjë që përbën edhe një shembull, për mënyrën se si mund të bashkëpunohet dhe se si mund të realizohen objektivat e përbashkëta, kur ka dëgjim reciprok, kur ka vullnet reciprok dhe kur ka mbi të gjitha një këmbëngulje reciproke në funksion të realizimit, të premtimeve dhe të objektivave që i kemi të përbashkëta, pavarësish nëse jemi në njërin apo në tjetrin krah. Me këtë rast do të doja të shprehja edhe konsideratën time, për përpjekjen e bërë edhe personalisht nga kreu i qeverisë”./tvklan.al