Edi Rama zgjodhi Elbasanin të nisë një tur takimesh në të gjithë vendin me strukturat e Partisë Socialiste që janë futur të gjitha në një proces të riorganizimi. Për kryesocialistin ky proces ka një rëndësi specifike.

“Ne, falë faktit që kemi punuar seriozisht, falë faktit që jemi organizuar mirë, falë faktit që jemi angazhuar më shumë se të tjerët, kemi arritur diçka që në fillim, kur morëm këtë detyrë, dukej e pamundur. Kemi arritur që të marrim dy mandate me një shumicë të pavarur nga të tjerët”, tha Rama.

Rama thotë se rienergjizimi i partisë në mandatin e tretë është një domosdoshmëri jetike

“Partia Socialiste duhet të jetë në gjendje që të ruajë lidershipin, të garantojë hegjemoninë e vet në jetën politike shqiptare. Ne na duhet një rienergjizim i organizatës së Partisë Socialiste, në radhë të parë, dhe pastaj një rienergjizim i strukturave tona më lart dhe një rienergjizim i gjithë procesit qeverisës”, tha Rama.

Kryesocialisti ka parashtruar edhe objektivin për zgjedhjet e ardhshme.

“Ne, në 2025 duhet të marrim një fitore më të madhe sesa e mëparshmja”.

Rama u ka dorëzuar personalisht disa të rinjve teserat e anëtarësimit në partinë socialiste.

Tv Klan