Pas rreth 70 vjetësh bulevardi “Zogu i Parë” do të rishtrohet me pllaka. Kryebashkiaku Rama, që ka marrë pjesë në fillimin e punimeve, iu ka dhënë një dorë puntorëve të cilët do të shtrojnë rreth 766 m linear rrugë që përfshin segmentin nga sheshi “Skënderbej” deri në afërsi të stacionit të trenit në të dy anët e bulevardit.

Edi Rama: “Pas afro 70 vjetësh, ne do t’i rikthejmë shkëlqimin e humbur dhe jam i kënaqur, sepse njëkohësisht do të sjellim dhe një tingull të ri në këtë aks historik dhe shumë të rëndësishëm për kryeqytetin. Them se vendosja e këtyre pllakave bëhet dhe më e rëndësishme kur mendon se do të zëvendësohen pas 70 vjetësh të tjera nga kryetari i bashkisë i pas 70 vjetëve.”

Për shtrimin e bulevardit me pllaka të kuqe po punojnë specialistët italianë të kompanisë italo-shqiptare “Euroteorema”. Punimet kapin vlerën e rreth 107 mln lekëve të gjitha këto të ardhura nga Bashkia e Tiranës. /tvklan.al