Kostoja e abuzimeve me financat publike është 2.8 miliardë lek në tre muajt e parë të vitit. Në këtë konkluzion ka arritur Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin bazuar në kontrollet e zhvilluara në organet qendrore dhe lokale. Ministria e Drejtësisë dhe ALBetelcom janë në krye të listës për prokurime të drejtpërdrejta abuzive të cilat shkojnë në total në 33 milionë lek. Paga më të larta dhe shpërblime të pajustifikuara janë disa nga format e abuzimeve të tjera me financat shtetërore. Raporti kritikon Ministrinë e Financave për mungesë profesionalizmi në përllogaritjen e pagesave të borxhit të shtetit, i cili, sipas raportit, është evaziv dhe mund të krijojë probleme me buxhetin e shtetit ndërkohë që disa organe shtetërore, si Prokuroria e Përgjithshme, Ministria e Transporteve dhe Banka e Kursimeve kanë abuzuar me karburantin dhe faturat e telefonave. Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka propozuar 94 masa disiplinore ndër të cilat 11 janë largime nga detyra. /tvklan.al