Real Madrid është kampion edhe sa i përket financave. “Los Blancos” lajmëruan se janë klubi i futbollit që ka gjeneruar më shumë të ardhura në botë, 1 miliardë e 73 milion euro, pa përfshirë transferimet e lojtarëve. Të ardhurat janë 230 milion euro më shumë se sa viti i shkuar, me një rritje prej 27%.

Fituesit e La Liga-s, Ligës së Kampioneve dhe Superkupës së Spanjës e mbyllën vitin financiar 2023-24 me fitime neto 16 milion euro, një rritje me 32% krahasuar me sezonin e shkuar.

Këto të ardhura janë mbledhur falë sponsorëve, shpërblimeve për arritjet sportive, të drejtat televizive, ato tregtare dhe shitjet e biletave dhe produkteve të ndryshme në ditën e ndeshjes.

Edhe ekipi i basketbollit pati një sezon mjaft të mire, ku fitoi kampionatin, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës, ndërsa arriti edhe në finalet e Eurligës.

Klan News