Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Demokratët reformatorë kundërshtojnë Berishën në bazë por trashëgojnë nga ai organizimin e mitingjeve në ditët e pushimit. Pollo, Demi, Vejsiu dhe Xhaferri kanë shpjeguar sot përball demokratëve të rrogozhinës linjat e lëvizjes së tyre brenda PD-së. Ishte Genc Pollo i cili nënvizoi në takimin e sotëm se opozita duhet të jap mesazhet e saj të qarta se e ardhmja do të sjell një qeverisje të ndershme të demokratëve, por sipas Pollos kjo nuk arrihet kur në majat e piramidave partiake afrohen të korruptuarit dhe spiunët.

Demokrati Pollo është shprehur sot se energjitë nuk duhen harxhuar kot dhe shtoi se forcat duhen përqëndruar për fitore të Partisë Demokratike. Pollo, Demi, Xhaferri dhe Vejsiu i kanë thënë jo bashkëpunimit me PS dhe kanë vlerësuar si të domosdoshme bashkimin e opozitës./tvklan.al

Gazetare – Mimoza Picari