Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Republikanët diskutuan skemën e bashkëpunimit me Partinë Demokratike për zgjedhjet vendore të Tetorit. Në mbledhjen e komitetit drejtues u vendos që republikanët të kandidojnë përsëri në zonat ku kanë fituar një vit më parë, duke marrë mbështetjen e PD.

Kryetari i republikanëve Fatmir Mediu tha, se do të kërkojnë mbështetjen e demokratëve për mazhoritarin, ndërsa për listat e proporcionalit, të konkurrojmë të ndarë. Javën e ardhshme do të vazhdojnë negociatat për të përfunduar bashkëpunimin./tvklan.al