Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Ndryshe nga aleatët e tjerë të koalicionit Bashkimi për Fitore, republikanët i kanë më të sheshuara bisedimet për bashkëpunimin me PD. Kryetari i republikanëve Fatmit Mediu u takua në mesditë me negociatorin e PD Ridvan Bode në selinë blu. Për Boden, demokratët janë të hapur të bashkëpunojnë me republikanët për të gjitha njësitë zgjedhore.

Ndërsa Fatmir Mediu i ka kërkuar mbështetje PD, në zonat ku republikanët kanë fituar në zgjedhjet e shkuara vendore të para tre vjetëve.

Fatmir Mediu:- “Është një marrëdhënie krejtësisht partneriteti, as nuk i marrim, as nuk i japim PD, po ndërtojmë një marrëdhënie të tillë, atje ku Partia Republikane është më mirë të kërkojë mbështetjen e PD dhe atje ku PD ka nevojë të marrë mbështetjen e PR, me kandidatë të përbashkët për të garantuar një sukses”.

Javën tjetër PR, do të mbledh asamblenë kombëtare për të përcaktuar kandidatët konkurrues për zgjedhjet lokale në të gjithë vendin./tvklan.al