Partia e kryeministrit të Greqisë, Qirjako Micotaqis ka arritur një fitore të thellë në zgjedhjet për Parlamentin Europian.

Nea Demokratia është renditur e para me 27.7% të votave gati dyfishin nga partia e dytë që është Ksiriza. Një nga kandidatët për eurodeputetë të partisë së Mitsotaqis është edhe Fredi Beleri.

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës që ndodhet në burg i dënuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë me 2 vite për korrupsion në zgjedhje sipas gjasave mund të zgjidhet eurodeputet.

Sipas sondazheve të publikuara nga mediat greke, por edhe në rezultatet paraprake, Beleri është një ndër tre më të votuarit në listën e Nea Demokracia.

Nëse nuk ndryshon ky trend, atëherë Fredi Beleri pritet të jetë eurodeputet i Greqisë në Parlamentin e ri Europian. Ai ka deklaruar se në rast fitoreje do të japë dorëheqjen nga mandati si kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës.

Rezultati i zgjedhjeve në Greqi për Parlamentin europian për shkak të kandidimit të Belerit u zgjodh me shumë interes edhe në Himarë.

Klan News