Për të veshur uniformën e policit dhe për t’ shërbyer sigurisë së rendit, tani duhet dhe diploma. Pas 10 vitesh ndërprerje, sot 70 të rinj kanë filluar një vit shkollor në Institutin e Policisë. Ky insitut do të përgatisë policë të thjeshtë të cilët pas 1 viti kurs të veçantë do të kenë mundësi të veshin uniformën e policit.

Krahas studentëve të institutit policor, sot kanë nisur vitin akademik dhe studentë për oficerë të vendit. Ministri i Rendit Poçi ka përshëndetur studentët duke iu uruar një vit të mbarë. Instituti policor i sapo çelur do të funksionojë me ndihëm e MAPE-s duke garantuar parametra perëndimore./tvklan.al