Zhbllokimi i punës së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve vlerësohet nga Preç Zogaj, shefi i shtabit të kandidatit demokrat Spartak Ngjela. Zogaj e quna të qëllimshme bllokimin e punës së KQZ-së dhe për më tepër mos marrjen parasysh të formularëve A28 me firmat e falsifikuara të Perikli Dhales, kryetarit të KQZV Tiranës.

Preç Zogaj: “Ndërprerja ishte emocionale nuk kishte shumë llogjikë, prokuroria ka vënë sekuestron në bazën e kallëzimit të avokat Ngjelës mbi një numër dokumentash të fallsifikuara, por KQZ kishte nëpër duar shumë materiale të tjera të cilat nuk janë në urdhrin e sekuestros, pra janë të lira për tu shqyrtuar dhe në rradhë të parë është gjithë dokumentacioni që ka ardhur në mënyrë ligjore në KQZ, është dokumentacioni i Komisionit Zonal të Tiranës”.

Për këtë çështje ka komentuar Musa Ulqini, shefi i shtabit të Edi Ramës.

Musa Ulqini: “Nuk do të jetë i bllokuar komisioni qëndror si një institucion kushtetues, por hetimet do të vazhdojnë sipas të gjitha procedurave të shikuara nga ligji. Pra duke filluar që sot Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të vazhdojë punën që la përgjysëm dje pasdite pas atij vendimi i cili u bë publik për mediat”./tvklan.al