Të kombinosh të brendshmet me këpucët. Ky është qëllimi që ylli i muzikës Pop, Rihanna i ka vënë vetes këtë vetes këtë verë.

36-vjeçarja postoi në profilet e saj në rrjetet sociale, një video ku shfaqet rrugëve të Beverly Hills me një fustan të shkurtër, të cilin për një moment e ngre.

Në komentin që shoqëron videon, Rihanna shkruan se objektivin për të kombinuar të brendshmet me këpucët e vendosi për pasi nuk e arriti dot atë për tonifikuar muskujt e barkut, të cilin e ka lënë për ta arritur verën e ardhshme.

Prej 7 vitesh, ylli i Pop-it me origjinë nga Barbadosi nuk ka publikuar asnjë këngë të re, por gjatë kësaj periudhe ka sjellë në jetë dy fëmijë dhe është futur në listat e miliarderëve falë biznesit të suksesshëm Savage Fenty në kozmetikë dhe të brendshmet për femra

Tv Klan