Andi Bushati, vjen sërish me “Zonë e ndaluar”, atje ku ngjarjet zbardhen pa montazh dhe gazetaria shkon përtej njohjes sipërfaqësore të ngjarjes. Nën tokë nga minierat e errëta që përpijnë jetë njerëzish nën ujë. Në një tjetër përpjekje të suksesshme për t’i rrëfyer teleshikuesve atë çfarë fshehin ujërat që lagin brigjet shqiptare.

Andi Bushati: “Vitin e kaluar ne e kemi nisur sezonin duke bërë një reportazh në minierën e Bulqizës, pra rreth 1000 m nën tokë. Do jemi sërish si të thuash po jo nënë tokë po nën det dhe do nisim me emisionin e parë me një ekspeditë arkeologjike. Pra kush është simboli i kësaj, simboli i kësaj është që gjithmonë stafi i “Zonës së ndaluar” ka synuar  të gjej atë që është nën, atë që është poshtë, atë që mbetet e pa thënë dhe jo qartë në sytë e të gjithëve”.

“Zonë e Ndaluar” është konsideruar pa dyshim në emisioni që përmbysi tabunë në gazetarinë shqiptare, duke e shndërruar atë në një mesazh të qartë për publikun, pasi ajo çfarë thuhet do të ishte dhe do të jetë e tillë pa doreza. Profili i gazetarisë invistigative ka qenë pikërisht çelësi i suksesit të emisionit duke  listuar atë në një ndër transmetimet televizive me të ndjekura.

Andi Bushati: “Patjetër do ketë reportazhe, do ketë më shumë zona, vende të Shqipërisë, do ketë patjetër tema historike, do ketë dhe investigime mbi aktualitetin. Pra sipas javës, sipas muajit, sipas ngjarjeve të aktualitetit ne do shkojmë gjithmonë në sfond të asaj që ndodh me qëllimin për tu përpjekur, për të sqaruar sa më mirë dhe sa më drejt atë për të cilën njerëzit flasin ose kanë qoftë shqetësim të të tashmes, qoftë shqetësim të të shkuarës”.

Me peshë jo të rëndësishme, por gjithsesi e pranishme do të jetë dhe politika. Një zgjedhje që gazetari i njohur Andi Bushati e ka bërë jo pa qëllim.

Andi Bushati: “Në një ambient të kontaminuar nga politika, mos të jemi dhe ne dhe të biem viktimë e kësaj loje të madhe politike që shpesh herë është edhe pa shumë bereqet. Megjithatë po të shohim frekuencën 1 në 4 deri në 1 në 6 emisione të përjavshme gjithmonë i kushtohet, i kushtohet politikës. Në fushatë zgjedhore duket sikur kjo ndodh dhe fushata që kemi për përpara besoj rreth fundit të sezonit. Patjetër do zërë një vend po asnjëherë vendin kryesor sepse edhe tashmë shikuesi i stabilizuar i “Zonës së ndaluar” është një shikues jo vetëm i politikës, por do të njohi edhe një Shqipëri tjetër përveç politikës”.

Gjithçka fillon të hënën, në 8 shtator si gjithmonë në Televizionin Kombëtar Klan për të përfunduar në qershorin e vitit të ardhshëm. Edhe këtë sezon stafi i realizues premton shumë për publikun. Në një përpjekje të jashtëzakonshme për të zbardhur të shkuarën dhe po aq aktualitetin në oponencë të vazhdueshme me politikën./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi, Anduena Llabani

Operator: Metlin Kepi