Edhe pse prej ditësh Policia Rrugore bën apel për hyrjen në fuqi të masave të forta më përdorimin e rripit të sigurimit dhe pajisjeve fiksuese për fëmijët, qytetarët mbetën të painformuar. Këtë e pranojnë edhe punonjësit e Policisë Rrugore, të cilët edhe në ditën e fundit të tolerimit të këtyre shkeljeve, vijojnë të këshillojnë pasagjerët.

Duke filluar nga 11 Shtatori kushdo që nuk vendos rripin e sigurimit dhe mban fëmijën të pafiksuar me mjetet e nevojshme apo në vendin e parë, rrezikon të marrë një gjobë 10 fish më të lartë, deri në 15 mijë lekë, ndryshe nga sa ka qenë më parë.

Në zbatim të nenit 170 të Kodit Rrugor, Policia Rruore do të ndërmarrë edhe masa plotësuese me pezullim të lejes së drejtimit nga 6 muaj deri në një vit për ata drejtues automjetesh, që nuk zbatojnë Kodin Rrugor.

Tv Klan